PERANDORIA MEDO-PERSE
MEDËT dhe persët përmenden shpesh në Shkrime, pasi ndiqnin politikën e tolerancës fetare që shërbeu për të përmbushur profecitë e Biblës.
Jehovai kishte lejuar që judenjtë të çoheshin robër në Babiloni, në një komb që nuk i lironte robërit e vet. Megjithatë, Perëndia kishte parathënë edhe që judenjtë do të ktheheshin në atdhe. (Jr 27:22; 30:3) Këtij qëllimi të Jehovait i shërbeu Medo-Persia, që Bibla e përshkruan në mënyrë simbolike si një ari.—Dn 7:5.
Pak pasi ra Babilonia, mbreti pers Kiri dekretoi se judenjtë që kishin qenë robër mund të ktheheshin në atdhe dhe të rindërtonin tempullin e Jehovait. (Ezd 1:2-4) Më vonë, Dari I e respektoi atë dekret. (Ezd 6:1-11) Mbreti Asuer (me sa duket Kserksi I), pasi u informua siç duhet, nënshkroi një dekret që prishi një komplot për shfarosjen e judenjve. (Es 7:3–8:14) Në vitin 455 p.e.s., mbreti Artakserks Dorëgjati i dha leje Nehemisë që të rindërtonte muret e Jerusalemit, e që nga ai moment nisi numërimi së prapthi i periudhës profetike që do të mbaronte me ardhjen e Mesisë.—Ne 2:3-8; Dn 9:25.
[Kutia]
VENDET KRYESORE
Pasargada: Kryeqytet i hershëm pers
Shushani: Kryeqytet i dikurshëm i Elamit, që u bë qendra administrative e Perandorisë Medo-Perse
Persepoli: Qytet mbretëror i ndërtuar nga perandorët Dari I, Kserksi I dhe Artakserks Dorëgjati
Ekbatana: Kryeqyteti veror i perandorisë; kishte qenë kryeqyteti i Medisë
Babilonia: Qytet mbretëror i perandorisë; për shkak të vapës përvëluese të verës, shërbente thuajse gjithnjë si kryeqytet dimëror
Gaugamela: Vendi ku Aleksandri i Madh mposhti në vitin 331 p.e.s. ushtrinë e panumërt perse nën komandën e Darit III, duke shënuar kështu fundin e perandorisë
[Figura në botimin e shtypur]
Basoreliev që paraqit medët (me kapele rrumbullake)dhe persët (me kapele me hulliza)
[Figura në botimin e shtypur]
Hamadani i sotëm (në Iran), vendndodhja e Ekbatanës së lashtë. Këtu Kiri i Madh kishte një pallat. Politika e tij e tolerancës fetare u solli shumë dobi judenjve
[Figura në botimin e shtypur]
Cilindri i Kirit
[Figura në botimin e shtypur]
Vulë e Darit I.
Dari i mbështeti judenjtë në veprën e rindërtimit të tempullit në Jerusalem
[Figura në botimin e shtypur]
Rrënoja nga Persepoli i lashtë.
Këtu Dari I, Kserksi I dhe Artakserks Dorëgjati ngritën pallate
[Figura në botimin e shtypur]
Gërmime në zonën e qytetit në Shushanin e lashtë
[Figurat në botimin e shtypur]
Zbukurime tipike që stolisnin sallën e pritjes në pallatin e Shushanit
[Figura në botimin e shtypur]
Mordekai dhe Estera para mbretit Asuer (me sa duket Kserksi I)