Me sa duket vendi i Samlahut, një mbreti edomit. (Zn 36:31, 36; 1Kr 1:43, 47) Emri Masrekah mund të jetë ruajtur tek emri i malit që arabët e quajnë Jebel-el-Mushrak, rreth 50 km në jugperëndim të Maʽanit. Sipas Eusebit, Masrekahu ishte më në veri, afër Detit të Vdekur.