MATANAHU
[dhuratë].
Një nga vendfushimet e Izraelit mes luginës së përroit të Arnonit dhe territorit të amoritit Sihon. (Nu 21:13-21) Tani për tani mendohet se në lashtësi ndodhej në Kirbet-el-Medejineh (ose Mudajina), rreth 15 km në verilindje të Dibonit.