NAHALIELI
[përrua (luginë përroi) i Perëndisë].
Vend ku fushuan Izraelitët pak para betejës me Sihonin, mbretin amorit. (Nu 21:19-24) Në veprën Onomastika, Eusebi tregon se ky vend ndodhej pranë Arnonit. Prandaj Nahalielin zakonisht e lidhin me një nga dy vadet, Ualën (degë ushqyese e Arnonit) dhe Zarka-Maʽinin rreth 19 km në veri të Arnonit. Në cilindo nga këto vade të ndodhej, do të lidhej mirë me vendndodhjet e mundshme të Matanahut dhe Bamotit, dy vendfushimet izraelite mes të cilave gjendej Nahalieli.