MATATIA
[nga emri hebraik Matitia që do të thotë «dhuratë nga Jehovai»].
1. Emër grek që në Septuagintë është përdorur për levitin korahit Matitia, të parëlindurin e Shalumit.—1Kr 9:31; shih MATITIA nr. 2.
2. Forma greke që përdoret në Septuagintë për ‘Matitinë’, një nga «bijtë e Jeduthunit».—1Kr 25:3; shih MATITIA nr. 1.
3. Një burrë nga fisi i Judës që quhet «bir i Amosit» në gjenealogjinë e Jezuit nga e ëma.—Lu 3:23, 25.
4. Një burrë tjetër nga Juda që quhet «bir i Semeinit». Jetoi pas kohës së Zorobabelit dhe përmendet në gjenealogjinë e Jezuit të dokumentuar nga Luka.—Lu 3:23, 26, 27.