MATATI
[ndoshta formë e shkurtuar e emrit hebraik Matitia që do të thotë «dhuratë nga Jehovai»].
1. Paraardhës i largët i Jezu Krishtit nga Maria. Quhet «bir i Levit» dhe përmendet mes atyre që jetuan në periudhën nga Zorobabeli deri te Davidi.—Lu 3:29.
2. Paraardhës më i afërt i Jezuit nga Maria. Thuhet se Heli, i ati i Marisë, ishte «bir» i këtij Matati, pra ai duhet të ketë qenë gjyshi i saj.—Lu 3:23, 24.