MEKERATITI
Term që vinte nga një person ose vend i quajtur Mekerah e që lidhej me Heferin, një nga burrat e fuqishëm të Davidit. Heferi mund të ketë qenë ose pasardhës, ose banor i dikurshëm i tij. (1Kr 11:26, 36) Sipas disa studiuesve, ‘mekeratit’ mund të jetë një variant i termit ‘makathit’ që gjendet te 2 Samuelit 23:34.