ME-JARKONI
[ujërat e Jarkonit].
Disa studiues mendojnë se Me-Jarkoni në territorin e Danit (Js 19:40, 41, 46) është Nahr-el-ʽAuja (Nahal-Jarkoni), që derdhet në detin Mesdhe rreth 6 km në veri-verilindje të Jopës. Burimet e tij, nga më të mëdhatë në Palestinë, zënë fill rreth 20 km larg bregut, afër vendndodhjes së mundshme të Afekut (nr. 3).
Sipas një ideje tjetër, në tekstin origjinal hebraik mund të thuhej ‘në perëndim [ose: nga deti] Jarkoni’, siç thuhet edhe në Septuagintën greke. Tell-Kasilehu (Tel-Kasila), që ndodhet në rrethinat e Tel-Aviv-Jafos (Jopës), mendohet se është vendndodhja e Jarkonit.