MEROZI
Vend që e mallkoi një engjëll sepse nuk i erdhi «në ndihmë Jehovait». (Gjy 5:23) Ndoshta banorët e Merozit nuk e ndihmuan Barakun, komandantin e caktuar nga Jehovai, kur luftoi kundër kananitëve të udhëhequr nga Sisera. (Gjy 5:5-16) Ose, nëse Merozi ishte në rrugën nga ia mbathi Sisera pasi u mund, ndoshta banorët e tij nuk e penguan. (Gjy 4:17) Fakti që më pas në tregimin e Biblës flitet për veprimin e guximshëm të Jaelës kur vrau Siserën, mbështet hipotezën e fundit. (Gjy 5:24-27) Ndoshta engjëlli që shpalli mallkimin ishte një engjëll që luftoi për Izraelin.
Vendndodhja e saktë e Merozit nuk dihet, ndonëse sot disa e lidhin me Kirbet-Marusin, rreth 8 km në jug të Kedeshit të Neftalit.