MESHEZABELI
1. Një burrë nga fisi i Judës, prej familjes së Zerahut. ‘I biri’, Petahia, «ishte ndihmësi i mbretit për çdo çështje të popullit».—Ne 11:24.
2. Babai i Berekisë dhe paraardhës i Meshulamit që bëri meremetime në murin e Jerusalemit në kohën e Nehemisë.—Ne 3:4.
3. Një nga «krerët e popullit» ose pasardhës i tij që vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e Nehemisë.—Ne 9:38; 10:1, 14, 21.