HASHUBI
[ai që vlerëson (konsideron)].
1. Bir i Pahath-Moabit; një nga ata që meremetuan murin e Jerusalemit kur u rindërtua nën drejtimin e Nehemisë.—Ne 3:11.
2. Një që meremetoi një pjesë të murit të Jerusalemit, me sa duket pjesën para shtëpisë së vet.—Ne 3:23.
3. Një nga krerët e popullit, pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e guvernatorit Nehemia.—Ne 9:38; 10:1, 14, 23.
4. Levit merarit; bir i Azrikamit dhe i ati i Shemajahut.—1Kr 9:14; Ne 11:15.