MIKA
[formë e shkurtuar e emrit Mikael ose Mikajah].
1. Bir i Mefiboshetit (Merib-Baalit) dhe nip i Jonatanit, birit të mbretit Saul. Mika (që quhej edhe Mikea) ishte i ati i Pitonit, Melekut, Tareas (Tahreas) dhe Akazit.—2Sa 9:12; 1Kr 8:33-35; 9:39-41.
2. Një nga levitët (ose paraardhësi i një leviti) që vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e Nehemisë.—Ne 9:38; 10:1, 9, 11.
3. Levit, pasardhës i Asafit dhe biri i Zikrit (që quhej edhe Zabdi e Zakur). Mika ishte i ati i Mataniahut; quhej edhe Mikea e Mikajah.—1Kr 9:14, 15; Ne 11:17, 22; 12:35.