NAMATITI [i Namahut]. Emërtim që u përdor për një nga shokët e Jobit, Zofarin (Jb 2:11; 11:1; 20:1; 42:9), dhe që tregonte familjen ose vendbanimin e tij. Është hedhur ideja se Zofari banonte në Xhebel-el-Naʽameh, në Arabinë Veriperëndimore.