ZOFARI
Një nga tre ‘shokët’ e Jobit; namatit. (Jb 2:11) Zofari e merrte fjalën i treti në debatin me Jobin. Në përgjithësi, linja e tij e të arsyetuarit ndiqte atë të Elifazit dhe të Bildadit. Ai e akuzoi Jobin për ligësi dhe i tha të braktiste praktikat e tij mëkatare. (Jb kap. 11, 20) Megjithatë, pas dy raundesh Zofari nuk foli më; i kishte thënë akuzat e tij dhe s’kishte më ç’të shtonte në raundin e tretë. Në fund, Jehovai e urdhëroi që, bashkë me shokët e tij, të paraqiste një flijim të madh dhe i tha Jobit të lutej për ta.—Jb 42:7-9.