BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Nobi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nobi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ahimeleku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Doegu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abiatari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sauli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

NOBI

Qytet që siç duket ndodhej në territorin e Beniaminit dhe afër Jerusalemit. Edhe pse ka disa dyshime për vendndodhjen e saktë të Nobit, Nehemia 11:31, 32 dhe Isaia 10:28-32 tregojnë se ishte pranë Anatothit e ndoshta afër një kodre nga ku mund të shihej Jerusalemi. Disa e lidhin me një vend në Ras-el-Mushraf (në malin Skop), afro 1,5 km në verilindje të Malit të Tempullit në Jerusalem, pra tamam në veri të Malit të Ullinjve.

Kur Davidi po ia mbathte për shkak të Saulit, shkoi te kryeprifti Ahimelek që ishte në Nob, në ‘qytetin e priftërinjve’. Ahimeleku i dha Davidit ca nga bukët e paraqitjes si ushqim për njerëzit e tij dhe shpatën e Goliadit që mbahej aty. Mbase tabernakullin e kishin çuar në Nob kur u ekzekutua gjykimi i pafavorshëm i Perëndisë kundër Shilohut. (Krahaso 1Sa 14:3; Ps 78:60; Jr 7:12-14.) Më pas, Sauli e akuzoi Ahimelekun se kishte komplotuar kundër tij duke i shkuar në ndihmë Davidit. Me urdhër të Saulit, Doeg edomiti vrau kryepriftin dhe 84 priftërinj të tjerë. Pastaj vrau burrat, gratë, fëmijët dhe kafshët e Nobit. Shpëtoi vetëm Abiatari, biri i Ahimelekut.​—1Sa 21:1-9; 22:6-23.

Nobi ishte një nga vendet e përmendura në lidhje me përparimin e asirianëve drejt Jerusalemit. (Is 10:24, 32) Atë e ripopulluan beniamitët pas kthimit nga mërgimi në Babiloni.​—Ne 11:31, 32.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo