OHOLIABI
[tenda e atit; ndoshta: ati është tenda ime (d.m.th. mbrojtje)].
Ndihmësi kryesor i Bezalelit gjatë punës për ndërtimin e tabernakullit; ishte biri i Ahisamakut nga fisi i Danit. Oholiabi ishte «artizan, qëndistar dhe endës i fillit blu, i leshit të ngjyer në të kuqe të purpurt, i fillit ngjyrë kërmëzi dhe i lirit të hollë».—Da 31:6; 35:34; 36:1, 2; 38:23.