PEKAHIAHU
[Jah ka hapur].
Mbret i Izraelit në Samari, bir dhe pasues i Menahemit. Mbretërimi i tij i shkurtër 2-vjeçar (rr. 780-779 p.e.s.) u dallua për kultin idhujtar të viçit si ai që futi Jeroboami dhe lejoi Menahemi. Adjutanti i Pekahiahut, Pekahu, komplotoi kundër tij, e vrau dhe u bë mbret në vend të tij.—2Mb 15:22-26.