PETHORI
Qyteza e Balaamit, e profetit që u orvat të mallkonte Izraelin. Pethori ndodhej «pranë Lumit», me sa duket lumi Eufrat, në «Aram-Naharaim» (teksti masoretik) ose «Mesopotami» (LXX). (Nu 22:5; 23:7; Lp 23:4, shën., NW) Në përgjithësi mendohet se vendndodhja është «Pitru» i përmendur në mbishkrimet asiriane. Pitru ndodhet buzë lumit Sajur, një degë ushqyese perëndimore e Eufratit në jug të Karkemishit. Megjithatë, kjo vendndodhje buzë lumit Sajur do të përkonte me përshkrimin e Biblës vetëm nëse në këtë zonë, rajoni i quajtur «Aram-Naharaim» ose «Mesopotami» shtrihej në perëndim të Eufratit.