RABITI
[shumicë; bollëk].
Sipas tekstit masoretik, një vend në kufirin e Isakarit. (Js 19:17, 18, 20) Mendohet se ishte Daberati, që është hedhur ideja se ndodhej në Kirbet-Daburë (Horvat-Devorë). (Js 19:12) Këtë hipotezë e mbështet fakti që Dorëshkrimi Vatikan nr. 1209, i shekullit të 4-t të e.s., thotë Dabiron dhe jo «Rabit».—Shih DABERATI.