DABERATI
[kullotë].
Qytet i përmendur në përshkrimin e kufirit të Zabulonit (Js 19:10, 12), por që u llogarit si qytet i fisit fqinj, Isakarit, kur iu dha më vonë bashkë me kullotat e tij levitëve të familjes së Gershonit (Gershomit). (Js 21:27, 28; 1Kr 6:71, 72) Daberati nuk përfshihet në listën e vendeve që iu caktuan Isakarit, por shumë gjeografë mendojnë se është Rabiti te Josiu 19:20, një pikëpamje që e mbështet teksti i Dorëshkrimit Vatikan nr. 1209.—Shih RABITI.
Sot Daberatin e lidhin me rrënojat në Kirbet-Daburë (Horvat-Devorë), afër fshatit Daburijë rrëzë shpatit veriperëndimor të malit Tabor.