JERUSALEMI I SHKATËRRUAR NGA ROMAKËT
PAK para se të vdiste, në vitin 33 të e.s., Jezui e quajti Jerusalemin ‘vrasës të profetëve, që i vriste me gurë ata që ishin dërguar’ atje. Qyteti në tërësi veproi si në të kaluarën dhe hodhi poshtë Birin e Perëndisë.—Mt 23:37.
Jezui paratha ç’do të ndodhte: «Për ty do të vijnë ditët kur armiqtë do të ngrenë përreth teje një fortifikatë me hunj të mprehtë.» (Lu 19:41-44) Veç kësaj, tha: «Kur ta shikoni Jerusalemin të rrethuar nga ushtritë e fushuara, atëherë . . . ata në Jude le të fillojnë të ikin në male.»—Lu 21:20, 21.
Në vitin 66 të e.s., pas një revolte të judenjve, ushtria romake nën komandën e Cest Galit mësyu Jerusalemin. Mirëpo, siç shkruan historiani Jozef, Gali «befas i zmbrapsi trupat e veta, . . . dhe, kundër çdo parashikimi, u tërhoq nga qyteti». Kjo u dha mundësi të krishterëve të iknin nga Jerusalemi, e ashtu bënë. S’kaloi shumë dhe forcat romake me në krye Titin u kthyen. Kësaj here ndërtuan «një fortifikatë me hunj të mprehtë», një gardh rrethues 7,2 km të gjatë. Pasi qëndroi i rrethuar për afro pesë muaj, qyteti u shkatërrua krejt dhe tempulli u katandis në rrënoja. Tre vjet më vonë, më 73 të e.s., ushtria romake mori kalanë e fundit të judenjve, fortesën e Masadës që ngrihej majë malit. (Shih poshtë.)
Shkatërrimi i Jerusalemit thekson sa e rëndësishme është t’u kushtojmë vëmendje profecive të Biblës.
[Figura në botimin e shtypur]
Monedha romake ku kujtohet shkatërrimi i Jerusalemit në vitin 70 të e.s.
[Figura në botimin e shtypur]
Pushtimi dhe shkatërrimi i Jerusalemit nga romakët, viti 70 i e.s.
Harku i Titit në Romë paraqet ushtarë romakë që mbartin plaçkë nga tempulli