BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • kp f. 20-21
  • Shpëtuan ngaqë kushtuan vëmendje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shpëtuan ngaqë kushtuan vëmendje
  • Qëndroni vigjilentë!
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A i merr seriozisht paralajmërimet që vijnë nga burime të besueshme?
  • A je syhapur ndaj kohëve tona?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Besimi në profecitë e Biblës të shpëton jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Jerusalemi i shkatërruar nga romakët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A do të shpëtosh kur Perëndia të veprojë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Qëndroni vigjilentë!
kp f. 20-21

Shpëtuan ngaqë kushtuan vëmendje

JEZU KRISHTI paralajmëroi se sistemit judaik, që përqendrohej te tempulli në Jerusalem, do t’i vinte fundi. Nuk dha një datë kur do të ndodhte kjo, por përshkroi ngjarjet që do të ndodhnin derisa të vinte ai shkatërrim. I nxiti dishepujt që të ishin vigjilentë dhe të dilnin jashtë zonës së rrezikut.

Jezui paratha: «Kur ta shikoni Jerusalemin të rrethuar nga ushtritë e fushuara, atëherë dijeni se shkretimi i tij është afruar.» Po ashtu, tha: «Kur të vini re gjënë e neveritshme që shkakton shkretim . . . duke qëndruar në vend të shenjtë, . . . ata në Jude le të fillojnë të ikin në male.» Jezui i nxiti dishepujt që të mos ktheheshin për të shpëtuar zotërimet e tyre. Nëse donin të shpëtonin jetën, ishte urgjente të iknin sa më parë.​—Luka 21:20, 21; Mateu 24:15, 16.

Për të shtypur kryengritjet që po vazhdonin nga shumë kohë, në vitin 66 të e.s Cest Gali udhëhoqi ushtritë romake kundër Jerusalemit. Madje arriti të hynte brenda në qytet dhe të rrethonte tempullin. Qytetin e pushtoi kaosi. Ata që ishin vigjilentë mund ta shikonin se po afrohej shkatërrimi. Por, a do të arrinin të iknin? Papritur e papandehur, Cest Gali i tërhoqi ushtritë. Kryengritësit judenj i ndoqën nga pas. Tani ishte koha për të ikur nga Jerusalemi dhe nga e gjithë Judea.

Një vit më vonë, ushtritë romake u kthyen nën komandën e Vespasianit dhe të djalit të tij, Titit. I gjithë vendi u përfshi në luftë. Në fillim të vitit 70 të e.s., romakët ndërtuan përreth Jerusalemit një fortifikatë me hunj të mprehtë. Çdo rrugë shpëtimi ishte mbyllur. (Luka 19:43, 44) Brenda në qytet, grupet kundërshtare vranë njëri-tjetrin. Pjesën tjetër të popullit romakët ose i vranë, ose i morën robër. Qyteti dhe tempulli i tij u shkatërruan plotësisht. Sipas Jozefit, një historian jude i shekullit të parë, më shumë se një milion judenj vuajtën dhe vdiqën. Ai tempull nuk u rindërtua më kurrë.

Në qoftë se të krishterët do të kishin qenë në Jerusalem në vitin 70 të e.s., ose do të ishin vrarë, ose do të ishin marrë robër si gjithë të tjerët. Mirëpo, historianët e lashtë raportojnë se të krishterët ia kishin vënë veshin paralajmërimit hyjnor dhe kishin ikur nga Jerusalemi dhe nga Judea. Kishin shkuar në malet që ishin në lindje të lumit Jordan. Disa ishin vendosur në Pelé, në provincën e Peresë. Kishin ikur nga Judea dhe nuk ishin kthyer më. Ngaqë i kushtuan vëmendje paralajmërimit të Jezuit, shpëtuan.

A i merr seriozisht paralajmërimet që vijnë nga burime të besueshme?

Pasi kanë dëgjuar mjaft paralajmërime që kanë dalë të rreme, shumë njerëz s’marrin më seriozisht asnjë paralajmërim. Por nëse u kushton vëmendje paralajmërimeve, kjo mund të të shpëtojë jetën.

Në vitin 1975, në Kinë u paralajmërua për një tërmet. Zyrtarët ndërmorën veprime, njerëzit reaguan me shpejtësi dhe si rrjedhim shpëtuan mijëra veta.

Në prill të vitit 1991, fshatarët që banonin në shpatet e malit Pinatubo në Filipine thanë se nga mali po dilte tym e hi. Instituti i Vullkanologjisë dhe i Sizmologjisë në Filipine, pasi e vëzhgoi gjendjen për dy muaj me radhë, paralajmëroi se po kanosej një rrezik. Menjëherë dhjetëra mijë njerëz u larguan nga zona. Mëngjesin e 15 qershorit pati një shpërthim të fortë dhe më shumë se 8 kilometra kub lëndë të pluhurizuar u ngjitën lart drejt qiellit dhe pastaj u shpërndanë në zonën përreth. Dhjetëra mijë veta shpëtuan, sepse i kushtuan vëmendje paralajmërimit.

Bibla na paralajmëron për fundin e sistemit të tanishëm. Tani po jetojmë në ditët e fundit. A po qëndron vigjilent ndërsa fundi afrohet? A po vepron për të qëndruar jashtë zonës së rrezikut? A po i paralajmëron me një ndjenjë urgjence edhe të tjerët që të veprojnë njësoj?

[Figura në faqen 20]

Kur mali Pinatubo volli hi vullkanik, mijëra veta shpëtuan sepse i kushtuan vëmendje paralajmërimit

[Figura në faqen 21]

Kur u shkatërrua Jerusalemi në vitin 70 të e.s., të krishterët që i kushtuan vëmendje paralajmërimit të Jezuit shpëtuan

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo