SAMOTRAKA
[ndoshta: Samoja i Trakës].
Ishull malor në pjesën verilindore të detit Egje; qytet me të njëjtin emër në anën veriore të këtij ishulli. Ka të ngjarë që në pranverën e vitit 50 të e.s., gjatë udhëtimit të dytë misionar të Pavlit, anija ku po udhëtonte të ketë lundruar «drejt» ishullit të Samotrakës pasi ishte nisur nga Troada, në pjesën veriperëndimore të Azisë së Vogël. Gjithsesi, nuk tregohet se Pavli zbriti në Samotrakë. (Ve 16:11) Ishulli i sotëm (Samotraka) nuk ka një port të mirë, edhe pse ofron disa vende të përshtatshme për ankorim.