SEFARI
Njëri kufi i territorit ku banonin pasardhësit e Joktanit. Bibla thotë: «Vendbanimi i tyre u shtri nga Mesha deri në Sefar, rajoni malor i Lindjes.» (Zn 10:29, 30) Një vendndodhje e mundshme është Zafari (dikur kryeqyteti i mbretërve himjaritë) në Jemen, afro 160 km në verilindje të skajit jugor të Detit të Kuq. Një tjetër vendndodhje mund të jetë një qytet bregdetar në Mahra, pranë Detit Arabik. Gjithsesi, nuk dihet me saktësi ku ndodhej Sefari i lashtë.