UZALI
1. Një nga 13 bijtë e Joktanit që përmendet i gjashti; gjithashtu, emri i fisit që erdhi prej tij. (Zn 10:26-29; 1Kr 1:21) Sipas traditës arabe, Sanʽa (kryeqyteti i Republikës së Jemenit) në lashtësi quhej ʼAzal dhe kishte lidhje me Uzalin.
2. Vend që përmendet tek Ezekieli 27:19 në lidhje me tregtarët e Tirit. Mendohet se lidhet me rajonin e Izallës, në verilindje të Sirisë, afër rrjedhës së sipërme të lumit Tigër.