SHALUMI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «bëj paqe; dëmshpërblej; shpaguaj»].
1. Bir i Neftalit që përmendet i fundit. (1Kr 7:13) Në vargje të tjera quhet Shilem.—Zn 46:24; Nu 26:49; shih SHILEMI.
2. Bir i Shaulit, nip i Simeonit dhe i ati i Mibsamit.—1Kr 4:24, 25.
3. Bir i Sismait dhe i ati i Jekamisë, jerahmelitë që rridhnin nga Juda.—1Kr 2:4, 5, 9, 25, 40, 41.
4. Kreu i derëtarëve të shenjtërores, i cili për njëfarë periudhe shërbeu në portën e mbretit në lindje; pasardhës i Korahut. Megjithëse emri del kryesisht në listat e atyre që u kthyen nga Babilonia dhe jetuan në Jerusalem (1Kr 9:2, 3, 17-19, 31, 34; Ezd 2:1, 42; Ne 7:45), shprehje si ‘dhoma e ngrënies së Masejahut, birit të derëtarit Shalum’, në kohën e Jeremisë (Jr 35:4) mund të tregojnë se emri që del në listat e periudhës pas mërgimit i referohet një shtëpie atërore ose familjeje derëtarësh që rridhnin nga një Shalum më i hershëm. Kjo do të ishte edhe më e sigurt nëse ky Shalum është ai që quhet Shelemiah e Meshelemiah te 1 Kronikave 26:1, 2, 9, 14, derëtar në lindje të shenjtërores gjatë mbretërimit të Davidit.
5. Mbreti i 16-të i mbretërisë dhjetëfisëshe; bir i Jabeshit. Pasi kurdisi një komplot, Shalumi vrau Zakarinë, birin e mbretit Jehu, trashëgimtarin e fundit të fronit, dhe u bë mbret në Samari për një muaj hënor rreth vitit 791 p.e.s., por e vrau Menahemi.—2Mb 15:8, 10-15.
6. Efraimit; i biri, Jehizkiahu, ishte një nga prijësit e fisit që kundërshtuan kthimin në robër të vëllezërve të tyre nga Juda.—2Kr 28:12, 13.
7. Pasardhës i Aaronit në linjën e kryepriftërinjve. Hilkiahu, biri ose pasardhësi i Shalumit, shërbeu në këtë detyrë gjatë mbretërimit të Josisë. (1Kr 6:12, 13; 2Kr 34:9) Edhe Ezdra ishte pasardhës i tij. (Ezd 7:1, 2) Në vargje të tjera është quajtur Meshulam.—1Kr 9:11; Ne 11:11; shih MESHULAMI nr. 4.
8. Burri i Huldës, profeteshës ku shkoi grupi i nisur nga mbreti Josia; bir i Tikvahut. Mendohet se ishte ‘kujdestari i rrobave’, qoftë për priftërinjtë, qoftë për mbretin. (2Mb 22:14; 2Kr 34:22) Ndoshta Shalumi nr. 10.
9. Bir i Josisë; mbret i Judës për tre muaj para se faraoni Neko ta merrte popullin në mërgim. (1Kr 3:15; 2Mb 23:30-34; Jr 22:11, 12) Quhet edhe Jehoahaz.—Shih JEHOAHAZI nr. 3.
10. Xhaxhai i Jeremisë. Në vitin 608 p.e.s. Jeremia bleu një arë nga Hanameli, biri i Shalumit. (Jr 32:1, 7-9) Duke marrë parasysh periudhën në të cilën jetoi, mund të ketë qenë Shalumi nr. 8.
11. Një nga derëtarët që pranuan të largonin gratë e huaja dhe bijtë e tyre pas kthimit të Ezdrës në Jerusalem. (Ezd 10:24, 44) Ka të ngjarë të ketë pasur lidhje me Shalumin nr. 4.
12. Një nga bijtë e Binuit që gjithashtu larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre.—Ezd 10:38-42, 44.
13. Princ i gjysmës së krahinës së Jerusalemit i cili, bashkë me të bijat, mori pjesë në meremetimin e murit të Jerusalemit; bir ose pasardhës i Haloheshit.—Ne 3:12.