SHEBANIAHU
1. Prift që i ra trumbetës në procesionin që çoi arkën e besëlidhjes në Jerusalem në kohën e Davidit.—1Kr 15:3, 24.
2. Një shtëpi atërore priftërore që në kohën e kryepriftit Jojakim, pasuesit të Jeshuait, përfaqësohej nga Jozefi. (Ne 12:12, 14) Në një listë të ngjashme të priftërinjve që u kthyen me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s., në vend të Shebaniahut del Shekaniahu. (Ne 12:1-7) Një pjesëtar i kësaj familjeje ose një prift me të njëjtin emër vulosi besëlidhjen që bëri kombi gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.—Ne 10:1, 4, 8.
3. Një levit ose një përfaqësues i një familjeje levitësh me të njëjtin emër, bashkëkohës i Ezdrës dhe i Nehemisë, që i ftoi judenjtë të bënin një lutje rrëfimi; pas kësaj u propozua dhe u vulos besëlidhja për besnikëri.—Ne 9:4, 5, 38; 10:1, 9, 10.
4. Një levit tjetër që në emër të vet ose në emër të një paraardhësi vulosi të njëjtën marrëveshje të denjë për besim.—Ne 9:38; 10:9, 12.