SHELEFI
Biri i Joktanit, që renditet i dyti; ati i një prej familjeve të para që u formuan pas Përmbytjes. (Zn 10:26; 1Kr 1:20) Barasvlerësit në arabisht të këtij emri shfaqen në disa mbishkrime sabeatite (që datojnë para shekullit të shtatë p.e.s.), ku flitet për krahinën Salaf ose Salif në Jemen. Një formë tjetër e këtij emri ndoshta është ruajtur tek emri Sulaf, një vend afro 100 km në veri të Sanʽës, kryeqytetit të Republikës së Jemenit. Megjithatë, këto ngjashmëri vetëm sa japin një ide të përgjithshme se ku banonin pasardhësit e Shelefit.