SHEMAJAHU
[që do të thotë «Jehovai ka dëgjuar (ka mbajtur vesh)»].
1. Simeonit; një pasardhës i largët i tij mori pjesë në fushatën që u bë për t’u marrë kullota kananitëve në kohën e Hezekisë.—1Kr 4:24, 37-41.
2. Bir i Joelit në fisin e Rubenit.—1Kr 5:3, 4.
3. Kreu i shtëpisë levitike të Elizafanit. Pasi u shenjtëruan, Shemajahu dhe 200 vëllezër të tij morën pjesë në procesionin që çoi arkën e besëlidhjes në Jerusalem.—1Kr 15:4, 8, 11-16.
4. Sekretar i levitëve që regjistroi 24 ndarjet priftërore të organizuara sipas udhëzimeve të Davidit; bir i Netanelit.—1Kr 24:6.
5. Levit, biri i parëlindur i Obed-Edomit. Shemajahu dhe bijtë e tij u regjistruan si derëtarë të depove të shenjtërores.—1Kr 26:1, 4, 6, 7, 12, 13, 15.
6. Profet i Jehovait gjatë mbretërimit të Rehoboamit, birit të Solomonit. Pas revoltës së dhjetë fiseve veriore në vitin 997 p.e.s., Shemajahu shpalli fjalët e Jehovait që e ndalonin Rehoboamin për t’i ripushtuar. (1Mb 12:21-24; 2Kr 11:1-4) Vitin e 5-të të mbretërimit të Rehoboamit (993 p.e.s.), Shishaku, mbreti i Egjiptit, pushtoi Judën dhe Shemajahu e njoftoi Rehoboamin e princat e tij se Jehovai i kishte braktisur ngaqë ata e kishin braktisur. Jehovai i pakësoi pasojat e pushtimit, meqenëse Rehoboami dhe princat u përulën. (2Kr 12:1-12) Gjithashtu, Shemajahu shkroi një nga kronikat e mbretërimit të Rehoboamit.—2Kr 12:15.
7. Një nga levitët që dërgoi mbreti Jehozafat vitin e 3-të të mbretërimit të tij (934 p.e.s.) në mbarë qytetet e Judës për t’i mësuar Ligjin popullit.—2Kr 17:7-9.
8. Levit, pasardhës i Jeduthunit; vitin e 1-rë të mbretërimit të tij (745 p.e.s.), Hezekia e ngarkoi të ndihmonte në pastrimin e tempullit. Shemajahu dhe levitët e tjerë i çuan gjërat e papastra në luginën e Kidronit. (2Kr 29:12, 14-16) Ndoshta ishte Shemajahu nr. 9.
9. Një nga levitët që shpërndanin të dhjetat dhe kontributet e tjera në qytetet e priftërinjve gjatë mbretërimit të Hezekisë. (2Kr 31:6, 12, 14, 15) Ndoshta ishte Shemajahu nr. 8.
10. Një nga krerët levitë që dhanë një kontribut të bollshëm në kafshë flie për Pashkën e madhe që organizoi Josia.—2Kr 35:1, 9.
11. I ati i Urijahut, një profeti në kohën e Jeremisë; nga Kiriat-Jearimi.—Jr 26:20.
12. I ati i Delajahut, një princi të Judës gjatë mbretërimit të Jehojakimit.—Jr 36:12.
13. Profet i rremë i qytetit të Nehelamit dhe kundërshtar i Jeremisë; u mor rob në Babiloni me Jehojakinin në vitin 617 p.e.s. Nga atje ai i shkroi letra priftit Sofonia dhe priftërinjve të tjerë në Jerusalem, ku dënonte Jereminë pse kishte parathënë një mërgim të gjatë dhe i kishte nxitur të mërguarit të sistemoheshin në Babiloni. Shemajahu kërkonte që Jeremia të vihej në fallaka. Megjithatë, Jehovai profetizoi se meqë Shemajahu u orvat t’i bënte judenjtë të besonin gënjeshtra dhe foli plot rebelim, as ai dhe as pasardhësit e tij nuk do të ktheheshin nga mërgimi.—Jr 29:24-32.
14. Prift; ka të ngjarë që prej tij të ketë ardhur një nga familjet priftërore që u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. Kreu i shtëpisë atërore të Shemajahut në brezin pasardhës ishte Jehonatani. (Ne 12:1, 6, 7, 12, 18) Përfaqësuesi i tyre ose ndonjë prift tjetër me të njëjtin emër, vërtetoi me vulë besëlidhjen që bëri kombi gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.—Ne 10:1, 8.
15. Levit, pasardhës i Jeduthunit; Abdia, biri ose pasardhësi i tij, jetoi në Jerusalem pas mërgimit.—1Kr 9:16, 34.
16. Levit, pasardhës i Merarit. Edhe ky jetoi në Jerusalem pak kohë pas kthimit nga mërgimi në Babiloni; bir i Hashubit.—1Kr 9:14, 34; Ne 11:15.
17. Prijës i bijve të Adonikamit që shkuan me Ezdrën në Jerusalem në vitin 468 p.e.s. Ndoshta ishte një nga ata që dërgoi Ezdra për të kërkuar shërbëtorë për shenjtëroren e që arritën të mblidhnin disa levitë e nethinimë për udhëtimin.—Ezd 8:1, 13, 16-20.
18. Një nga priftërinjtë që Ezdra, pasi mbërriti në Jerusalem, i nxiti të largonin gratë e huaja që kishin marrë; bir i Harimit.—Ezd 10:10, 11, 21, 44.
19. Izraelit, bir i një Harimi tjetër; një nga ata që kishin marrë gra të huaja, por i larguan.—Ezd 10:25, 31, 44.
20. Një nga ata që ndihmuan në meremetimin e murit të Jerusalemit; bir i Shekaniahut dhe derëtar, pra ka të ngjarë të ketë qenë levit.—Ne 3:29.
21. Profet i rremë i blerë nga Tobija dhe Sanballati që të mashtronin Neheminë se gjoja i kërcënohej jeta. Synimi i tyre ishte ta frikësonin e ta shtynin të mëkatonte duke u fshehur në tempull, megjithëse nuk ishte prift. Bir i Delajahut.—Ne 6:10-13.
22. Ka shumë mundësi të ketë qenë një princ i Judës në korin e falënderimit që gjatë përurimit eci rreth Jerusalemit në të djathtë mbi murin e rindërtuar.—Ne 12:31-34.
23. Prift nga familja e Asafit; pasardhësi i tij, që ishte trumbetar, eci në të njëjtin procesion mbi murin e rindërtuar.—Ne 12:31, 35.
24. Prift muzikant në procesionin që eci mbi murin e rindërtuar; me sa duket i afërm i Shemajahut nr. 23.—Ne 12:31, 36.
25. Prift që me sa duket i ra trumbetës kur dy koret e falënderimit u takuan në shtëpinë e Jehovait me rastin e përurimit të murit.—Ne 12:40-42.
26. Pasardhës i largët i Davidit. (1Kr 3:9, 10, 22) Disa studiues mendojnë se shprehja «bijtë e Shemajahut» në mes të vargut 22 (që pasohet vetëm nga pesë emra), duhet hequr si gabim i skribit, duke i atribuar Shekaniahut gjashtë bij. Kurse studiues të tjerë janë të mendimit se Shemajahu dhe pesë bijtë e tij llogariten si gjashtë pasardhësit e Shekaniahut.