DELAJAHU
[Jehovai ka nxjerrë (për të çliruar)].
1. Prift nga linja e Aaronit në kohën e Davidit, i caktuar me short si kreu i ndarjes së 23-të priftërore.—1Kr 24:1, 5, 18.
2. Biri i Shemajahut; një nga princat e oborrit të mbretit Jehojakim që dëgjuan Barukun tek lexonte librin e shkruar nga Jeremia dhe më pas, me sa duket, i raportuan mbretit. Më vonë, kur rrotulla u lexua para Jehojakimit, Delajahu dhe dy princa të tjerë iu lutën mbretit të mos e digjte, por më kot.—Jr 36:11-26.
3. Paraardhësi i disa prej atyre që u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s., por që nuk mund të dëshmonin me prova se ishin izraelitë.—Ezd 2:1, 59, 60; Ne 7:61, 62.
4. Biri i Mehetabelit dhe i ati i Shemajahut të cilin e pagoi Sanballati dhe Tobia për të trembur guvernatorin Nehemia.—Ne 6:10-13.
5. Një nga shtatë bijtë e Elioenait; pasardhës i Davidit nga Solomoni.—1Kr 3:10, 24.