SHEREBIAHU
[ndoshta do të thotë «Jah (ka dërguar) nxehtësi përvëluese»].
1. Levit i shquar që u kthye në Jerusalem me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s.—Ne 12:1, 8.
2. Levit, pasardhës i Mahlit; «burrë që shquhej për maturi» dhe që e ftuan të shoqëronte Ezdrën në udhëtimin e tij drejt Jerusalemit në vitin 468 p.e.s. (Ezd 8:17, 18) Ka të ngjarë të ketë qenë një nga «krerët e priftërinjve» që përmenden tek Ezdra 8:24, të cilin e ngarkuan të transportonte në Jerusalem gjërat e çmuara që ishin dhënë si kontribut për tempullin.—Ezd 8:25-30.
3. Levit që ndihmoi Ezdrën për t’i lexuar dhe për t’i shpjeguar Ligjin popullit të mbledhur në Jerusalem pas rindërtimit të murit në vitin 455 p.e.s. (Ne 8:2, 7, 8) Më vonë, po atë muaj, populli u mblodh përsëri dhe Sherebiahu qe një ndër ata që propozuan «një marrëveshje të denjë për besim», të cilën kombi e ratifikoi duke premtuar se do t’i qëndronte besnik Jehovait. (Ne 9:1, 4, 5, 38) Ky Sherebiah mund të ketë qenë leviti që përmendet te nr. 2, i cili vulosi personalisht besëlidhjen ose mund të ketë qenë përfaqësues i një familjeje që mbante atë emër e që mbase vinte nga Sherebiahu nr. 1.—Ne 10:1, 9, 12; 12:24.