SHEVA
1. [Nga rrënja e fjalës që do të thotë «barazoj; sheshoj».] I ati i Makbenahut dhe i Gibeut. Megjithatë, përderisa këta mund të kenë qenë emra qytetesh, Sheva ndoshta ishte ati i atyre që u vendosën me banim atje ose vetë themeluesi i këtyre qyteteve. Kalebi (Kelubai), i ati i Shevës drejtonte një nga tri ndarjet më të mëdha të pasardhësve të Judës që erdhën nëpërmjet Hezronit.—1Kr 2:9, 48-50.
2. Sekretari i Davidit.—2Sa 20:25; shih SERAJAHU nr. 2.