SHIMRONI
1. [Kaçubë me gjemba.] Bir i Isakarit. (Zn 46:13; 1Kr 7:1) Ishte mes «bijve të Izraelit, që erdhën në Egjipt». Pasardhësit e tij, shimronitët, qenë një nga familjet e Isakarit.—Zn 46:8; Nu 26:23, 24.
2. [Nga rrënja e fjalës që do të thotë «ruaj».] Qytet mbreti i të cilit lidhi aleancë me kananitët e veriut që i mundi Josiu pranë ujërave të Meromit. (Js 11:1, 5, 8; 12:20; shih SHIMRON-MERONI.) Shimroni bënte pjesë në territorin e fisit të Zabulonit. (Js 19:10, 15) Mendohet se vendndodhja është Kirbet-Samunijehu (Tel-Shimroni), rreth 8 km në perëndim të Nazaretit.