SHIMRON-MERONI
Qytet mbi të cilin sundonte një mbret që e mundi Josiu. (Js 12:7, 8, 20) Ndoshta ishte emri i plotë i qytetit të Shimronit ose ka të ngjarë të lidhej me faktin që mbreti i Shimronit ishte një nga mbretërit e mundur pranë ujërave të Meromit. (Js 11:1, 5, 7, 8) Disa dorëshkrime i ndajnë këta emra sikur të bëhej fjalë për dy qytete, Shimroni dhe Meroni, por askund tjetër nuk ka referime për ndonjë vend të quajtur Meron.