SHIFRA
[e këndshme; e rafinuar; elegante].
Septuaginta greke thotë Sefora te Dalja 1:15 dhe 2:21; kurse teksti masoretik thotë përkatësisht Shifra dhe Zipora. Forma aramaike e këtij emri është Safira.
Shifra ishte një nga mamitë hebreje, që bashkë me Puahën, morën urdhër nga faraoni të vritnin të gjithë djemtë e sapolindur të hebrenjve. Mirëpo, meqenëse ajo i frikësohej Perëndisë dhe respektonte shenjtërinë e jetës (Zn 9:6), i linte gjallë foshnjat e sapolindura dhe, për këtë, Jehovai e bekoi duke e bërë me familje.—Da 1:15-21; shih MAMIA.