SHUHAMI, SHUHAMITËT
[të Shuhamit].
Djali i vetëm i Danit që përmendet në Bibël. Ai ishte paraardhësi i shuhamitëve, familjes së vetme të regjistruar në fisin e Danit, që në fund të endjes 40-vjeçare nëpër shkretëtirë numëronte 64.400 veta. (Nu 26:42, 43) Te Zanafilla 46:23 quhet Hushim.