SIBEKAI
Hushahit, një nga luftëtarët e fuqishëm të Davidit. (1Kr 11:26, 29) Në luftën me filistinët në Gob, Sibekai vrau Safin (Sipain), një nga refaimët gjigantë, e kështu armiku u mposht. (2Sa 21:18; 1Kr 20:4) Kur Davidi organizoi shërbimin e trupave izraelite sipas muajve, Sibekai u caktua në krye të ndarjes së 8-të. (1Kr 27:1, 11) Te 2 Samuelit 23:27 me sa duket quhet Mebuná.