SIMEONITËT
[të Simeonit].
Pasardhësit e Simeonit, djalit të dytë të Jakobit. Pas rreth 40 vjetësh udhëtim nëpër shkretëtirë, numri i meshkujve simeonitë nga mosha 20 vjeç e lart dhe të aftë për shërbim ushtarak arrinte vetëm në 22.200, duke e bërë atë më të voglin nga 12 fiset. Ata ndaheshin në pesë familje kryesore: nemuelitët, jaminitët, jakinitët, zerahitët dhe shaulitët. (Nu 25:14; 26:1, 2, 12-14; Js 21:4; 1Kr 27:16) Nëse Ohadi, djali i gjashtë, pati pasardhës, ndoshta ata ishin shumë pak kur u bë regjistrimi i dytë, që të përmendeshin si një familje më vete.—Zn 46:10; Da 6:15.