SITNAHU
[akuzë].
Pus që hapën shërbëtorët e Isakut afër Gerarit dhe Rehobotit. Ata u grindën për të me barinjtë e Gerarit, prandaj iu vu emri Sitnah. (Zn 26:19-22) Ndoshta gjendej diku në Vadi-Ruheibe (Nahal-Shunera), rreth 30 km në jugperëndim të Beer-Shebës. Gjithsesi, vendndodhja e saktë e Sitnahut nuk dihet.