TAHTIM-HODSHI
‘Vend’ përgjatë rrugës ku kaluan ata që dërgoi Davidi për të regjistruar popullin. (2Sa 24:4-6) Vendndodhja e saktë e Tahtim-Hodshit nuk dihet. Gjithsesi, meqë përmendet mes Galaadit dhe Dan-Jaanit, duhej të ndodhej në pjesën veriore të Tokës së Premtuar. Në Botimin e Lagardës të Septuagintës greke thuhet «vendin e hititëve drejt Kadeshit», dhe një gjë të ngjashme e gjejmë në disa përkthime të ditëve tona.—DSF, ECM.