DAN-JAANI
Vend i përmendur vetëm një herë, që ndodhej përgjatë rrugës që ndoqi Joabi kur regjistroi popullin sipas urdhrit të Davidit. (2Sa 24:1-6) Nga përshkrimi duket se ndodhej në skajin verior të Izraelit, sepse në shkrim thuhet se shkuan «drejt Dan-Jaanit dhe i ranë rreth e përqark Sidonit». Në vargun pasues (2Sa 24:7) përmendet Beer-Sheba, e kjo të sjell ndër mend shprehjen e njohur «nga Beer-Sheba deri në Dan», të cilën Davidi e përdori kur i dha udhëzime Joabit për regjistrimin. (1Kr 21:2) Prandaj, Dan-Jaani mund të ishte qyteti i Danit ose mbase një rrethinë e këtij qyteti verior.—Krahaso Gjy 18:28, 29, ku Dani dhe Sidoni gjithashtu përmenden së bashku; shih edhe DANI nr. 3.