TIFSAHU
1. Vend në skajin verior të mbretërisë së Solomonit. (1Mb 4:24) Disa hedhin idenë se është Dibsehu buzë lumit Eufrat, afro 90 km në lindje-juglindje të Halebit dhe thuajse po kaq larg pikës ku bashkohen lumenjtë Eufrat dhe Balik.
2. Vend, siç duket afër Tirzahut, që e goditi mbreti i Izraelit, Menahemi (rr. 790-781 p.e.s.). (2Mb 15:16) Vendndodhja e saktë nuk dihet. Kirbet-Tafsahu, afro 10 km në perëndim-jugperëndim të Sikemit të lashtë, ka një emër të ngjashëm me të, por duket tepër larg vendndodhjes së mundshme të Tirzahut që të jetë vendi ku ndodhej ky Tifsah.