TIRASI
Një nga shtatë bijtë e Jafetit. (Zn 10:2; 1Kr 1:5) Popullsia që erdhi nga bijtë e Jafetit «u përhap nëpër vende të ndryshme, secila sipas gjuhës së vet».—Zn 10:5.
Studiuesit e sotëm në përgjithësi mendojnë se Tirasi ishte Tirsenoí i përmendur nga shkrimtarët klasikë grekë, i quajtur edhe Tirrhenoí. Tirsenoítët ishin një popull detar që banonte në ishujt dhe në brigjet e detit Egje.