URIELI
[Perëndia është dritë].
1. Levit, pasardhës i Kehathit; bir i Tahathit.—1Kr 6:22, 24.
2. Kreu i kehathitëve në kohën kur Davidi çoi arkën e besëlidhjes në Jerusalem.—1Kr 15:5, 11, 12, 15.
3. I ati i Mikajahës (Makahës) që ishte gruaja e mbretit Rehoboam dhe e ëma e Abijahut. (2Kr 13:1, 2; 11:21) Makaha ishte mbesa e Absalomit. Meqenëse tre bijtë e Absalomit ka të ngjarë të kenë vdekur në moshë të re dhe pa lënë fëmijë (2Sa 14:27; 18:18), Mikajaha duhet të ketë qenë vajza e Tamarës, bijës së Absalomit, dhe e Urielit që ishte dhëndri i Absalomit dhe jo i biri.