URIJAHU
[drita ime është Jehovai].
1. Prift gjatë kohës kur në Judë mbretëronte Akazi (761-746 p.e.s.). Kur shkoi në Damask për t’i çuar haraçin Tiglath-Pileserit III, Akazi i nisi Urijahut skicën me të gjitha hollësitë e altarit madhështor që pa atje dhe i tha të ndërtonte një të ngjashëm. Më vonë e urdhëroi të përdorte atë në vend të altarit të Jehovait. Urijahu u bind. (2Mb 16:8-16) Gjithashtu, Urijahu (Uriahu) qe dëshmitar kur Isaia shkroi emrin e të birit, Maher-Shalal-Hash-Baz. (Is 8:1, 2) Megjithëse nuk saktësohet, mendohet se ai ishte kryeprift, nëse mbajmë parasysh rëndësinë e tij dhe mospërmendjen e askujt tjetër me këtë titull gjatë asaj kohe.
2. Profet i Jehovait, bir i Shemajahut nga Kiriat-Jearimi. Gjatë mbretërimit të Jehojakimit, Urijahu profetizoi kundër Judës dhe Jerusalemit siç kishte bërë Jeremia. Megjithatë, kur mësoi se Jehojakimi donte ta vriste, Urijahu ia mbathi në Egjipt, por e kapën, e kthyen dhe e vranë. Trupin e tij e hodhën në varrezën e njerëzve të thjeshtë.—Jr 26:20-23.
3. Prift, bir i Hakozit; i biri, Meremoti, ishte një nga priftërinjtë të cilëve Ezdra u besoi arin, argjendin dhe enët e tempullit për t’i çuar në Jerusalem. Meremoti, më vonë ndihmoi në meremetimin e murit të Jerusalemit.—Ezd 8:33; Ne 3:4, 21.