MEREMOTI
1. Një nga krerët e priftërinjve që u kthye me Zorobabelin nga Babilonia në Jerusalem në vitin 537 p.e.s. (Ne 12:1-7) Një shtëpi atërore priftërore në brezin pasardhës quhej «Merajot», dhe ka mundësi që Meremoti të ketë qenë ati i saj. (Ne 12:15) Në hebraisht këta emra janë mjaft të ngjashëm.
2. Bir i Urijahut dhe një prift i shquar në kohën e Ezdrës e të Nehemisë. Kur Ezdra dhe një mbetje judenjsh u kthyen nga Babilonia në Jerusalem në vitin 468 p.e.s., Meremoti ishte një ndër priftërinjtë që iu dha në dorë ‘argjendi, ari dhe pajisjet e peshuara në shtëpinë’ e Jehovait. (Ezd 8:31-34) Ai ishte pasardhës i Hakozit, disa pasardhës të të cilit nuk mundën të vërtetonin gjenealogjinë e tyre. (Ezd 2:61, 62) Por, meqë Meremoti kryente detyra priftërore, duket qartë se ndarja ku bënte pjesë familja e tij mundi ta vërtetonte prejardhjen. Ai mori pjesë edhe në meremetimin e murit të Jerusalemit nën mbikëqyrjen e Nehemisë.—Ne 3:3, 4, 21.
3. Prift ose një paraardhës i një prifti që vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e Nehemisë.—Ne 9:38–10:5.
4. Izraelit nga «bijtë e Banit» që kishin marrë gra të huaja, por i larguan «bashkë me bijtë» në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:25, 34, 36, 44.