ZANANI
Qytet që profeti Mikea e përmendi ndër ato vende të Judës që u paratha se do të pushtoheshin. (Mi 1:11) Shumë studiues mendojnë se është Zenani që përmendet te Josiu 15:37. Është hedhur ideja se ndodhej në ʽArak-el-Karbë, në rajonin e Shefelahut në Judë, afro 6 km në veriperëndim të Lakishit.