ZABAI
[ndoshta formë e shkurtuar e emrit Zebadiah që do të thotë «Jehovai dhëntë dhunti»].
Bir i Bebait pas periudhës së mërgimit. Ai ishte një nga ata që ishin martuar me gra të huaja, por i prishën këto martesa sipas këshillës së Ezdrës. (Ezd 10:28, 44) Ka të ngjarë të ketë qenë i ati i Barukut që punoi për të meremetuar muret e Jerusalemit.—Ne 3:20.