ZEBADIAHU
[Jehovai dhëntë dhunti].
1. Beniaminit, bir ose pasardhës i Beriahut.—1Kr 8:1, 15, 16.
2. Beniaminit, bir ose pasardhës i Elpaalit.—1Kr 8:1, 17, 18.
3. Luftëtar beniaminit që u bashkua me ushtrinë e Davidit në Ziklag; bir i Jerohamit nga Gedori.—1Kr 12:1, 2, 7.
4. Nip i Joabit dhe kreu i ndarjes ushtarake që shërbente muajin e katërt. Kur në tregim thuhet se ai ishte ‘pas të atit, Asahelit’, ndoshta nënkuptohet se zuri vendin e Asahelit pasi ky u vra. (2Sa 2:23) Ose mund të nënkuptojë që, nëse turnet mujore u organizuan pas vdekjes së Asahelit, Zebadiahu u vu në krye të ndarjes që mbante emrin e Asahelit.—1Kr 27:1, 7; shih ASAHELI nr. 1.
5. Derëtar i përfshirë në organizimin e shërbimeve levitike nga Davidi; bir i Meshelemiahut, korahit.—1Kr 26:1, 2.
6. Një nga levitët që Jehozafati dërgoi vitin e tretë të mbretërimit të tij, 934 p.e.s., për të mësuar ligjin e Jehovait në qytetet e Judës.—2Kr 17:7-9.
7. Prijës i shtëpisë së Judës, bir i Ismaelit; një ndër ata që mbreti Jehozafat caktoi të merreshin me çështjet ligjore.—2Kr 19:8-11.
8. Kreu i shtëpisë atërore të Shefatiahut. Në vitin 468 p.e.s., Zebadiahu, biri i Mikaelit, bashkë me Ezdrën u priu drejt Jerusalemit 80 burrave të shtëpisë së tij atërore.—Ezd 8:1, 8.
9. Një nga priftërinjtë e shtëpisë së Imerit dhe një ndër ata që pranuan këshillën e Ezdrës për të prishur martesat me gratë e huaja.—Ezd 10:19, 20.