ZAFONI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «vazhdoj të vrojtoj»].
Qytet që iu caktua fisit të Gadit. (Js 13:24, 27) Disa përkrahin idenë se ndodhej në Tell-es-Saidijeh, afro 10 km në veri-veriperëndim të Sukotit. Në disa përkthime, ky emër del edhe te Gjykatësit 12:1 në vend të shprehjes «drejt veriut».—JB, NE, RS.